GJKKO rrëzoi kërkesën e Xoxës, mbahet sot seanca e radhës për Veliajn

Ditën e sotme, pritet të zhvillohet seanca e radhës në themel në GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku në qendër të vëmendjes do të jetë kërkesa e paraqitur nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Xoxa ka kërkuar pezullimin me 2 muaj të procesit gjyqësor, duke dorëzuar raportin e lindjes me operacion dhe duke argumentuar se pas ndërhyrjes nuk mund të ushtrojë në mënyrë efektive mbrojtjen.

Të lidhura

None found

SPAK pritet të kundërshtojë kërkesën, me argumentin se ligji parashikon vetëm shtyrje të seancës dhe se ajo nuk është paraqitur asnjëherë më parë në gjyq.

Ndërkohë, gjatë procesit pritet të shihet vendimmarrja e gjykatës edhe lidhur me kërkesat e mëparshme të kryebashkiakut për transmetim live të seancave dhe daljen nga kafazi prej xhami, çështje që kanë shërbyer si argument për mosparaqitjen e tij fizike, duke preferuar përfaqësimin nga avokati.

Për çfarë akuzohej Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.


Shtuar 21.07.2026 11:00

Tags: ,
matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet