BDI reagon ndaj Qytetit të Shkupit: Tabelat u korrigjuan, por shqipja sërish mungon

BDI-ja ka reaguar pas ndërhyrjes së Qytetit të Shkupit në tabelat e vendosura në hyrje të kryeqytetit, duke vënë në dukje se edhe pas korrigjimeve, gjuha shqipe nuk është përfshirë.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, BDI-ja thekson se ndryshimi i fotografive pas kundërshtimeve publike dëshmon se autoritetet e qytetit kishin mundësi të vepronin menjëherë. Megjithatë, sipas kësaj partie, shqipja vazhdon të jetë e përjashtuar edhe nga versioni i korrigjuar i tabelave.

BDI-ja pretendon se mungesa e gjuhës shqipe është rezultat i një vendimi të ndërgjegjshëm për të shpërfillur si shqipen, ashtu edhe karakterin shumëetnik të Shkupit. Përjashtimin e saj nga mbishkrimet zyrtare në një qytet dygjuhësh, partia e cilëson si shkelje ligjore dhe provokim të rëndë në aspektin politik dhe institucional.

Partia kërkon që tabelat të korrigjohen pa vonesë dhe në to të vendoset edhe gjuha shqipe, në përputhje me legjislacionin dhe realitetin e Shkupit.

Njëkohësisht, BDI-ja paralajmëron se, nëse ligji nuk zbatohet, do të përdorë të gjitha mjetet ligjore, institucionale dhe demokratike për të mbrojtur gjuhën shqipe dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Sipas reagimit të BDI-së, përgjegjësia politike për vazhdimësinë e këtij modeli të shpërfilljes së shqiptarëve i takon VLEN-it. Partia akuzon këtë subjekt se, përmes vasalitetit të tij, ka krijuar përshtypjen se interesat dhe të drejtat e shqiptarëve mund të cenohen pa pasoja.


Shtuar 21.07.2026 10:34

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet