Volvo e mbylli gjysmën e parë të vitit 2026 me rezultate jo fort pozitive, pasi shitjet me pakicë u tkurrën me 8%, duke zbritur në 324,800 njësi.
Të lidhura
None found
Pavarësisht kësaj ecurie, prodhuesi suedez pret që gjatë pjesës së mbetur të vitit të regjistrojë “shitje dukshëm më të forta”.
Optimizmi mbështetet edhe te zhvillimet e fundit: dërgesat e EX60 nisën në fillim të këtij muaji, ndërsa porositë për EX90, SUV-in elektrik kryesor të markës, kanë arritur nivelin më të lartë historik.
Gamës së Volvo-s do t’i shtohen gjithashtu modele të reja. Kompania në pronësi të Geely ka bërë të ditur se dy automjete të reja do të prezantohen në fillim të vjeshtës.
Edhe pse nuk ka publikuar hollësi konkrete, Volvo ka konfirmuar se të dyja modelet do të jenë të elektrizuara, çka lë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për hibride plug-in dhe jo për automjete plotësisht elektrike.
