Bajrami kërkon nga Qeveria fonde për kompensimin e dëmeve të breshërit

Hykmete Bajrami, deputete e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka bërë thirrje Qeverisë të reagojë me urgjencë pas dëmeve që breshëri shkaktoi në Istog dhe në pjesë të tjera të vendit, duke kërkuar kompensim për fermerët e prekur.

Të lidhura

None found

Bajrami bëri të ditur se reshjet e breshërit rrafshuan me tokë qindra hektarë të mbjellë me kultura bujqësore dhe, brenda vetëm pak minutash, shkatërruan mundin disamujor të fermerëve.

Përmes një postimi në Facebook, ajo kërkoi që ekzekutivi të thërrasë një mbledhje urgjente dhe të sigurojë buxhet për mbulimin e plotë të dëmeve. Sipas saj, një veprim i tillë është përgjegjësi e shtetit, veçanërisht pasi Qeveria, vetëm gjatë javës së fundit të fushatës zgjedhore, kishte shpërndarë qindra miliona euro për qëllime elektorale.

Deputetja e zgjedhur përsëriti gjithashtu propozimin e LDK-së për ngritjen e një skeme të sigurimeve bujqësore, me qëllim që fermerët të mos mbeten çdo vit të pambrojtur dhe në mëshirën e fatit përballë fatkeqësive natyrore. Bajrami theksoi se tani kërkohen masa konkrete dhe jo arsyetime, duke shtuar se fermerët nuk duhet të lihen vetëm, pasi pa ta nuk mund të ketë as bujqësi dhe as siguri ushqimore.


matbetmatbetJojobetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet