Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së zgjedh Kryesinë dhe organet e reja të partisë

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i formuar pas procesit të brendshëm zgjedhor, ka miratuar me votë përbërjen e re të Kryesisë dhe ka funksionalizuar organet e tjera partiake. Lajmin e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ardian Gjini.

Të lidhura

None found

Në kuadër të këtij procesi u krijuan Këshilli i Kryetarëve të Degëve, Këshilli i Nderit, Kolegjiumi i Ekspertëve të Aleancës, Kolegjiumi i Anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe Kolegjiumi i Drejtorëve të Aleancës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gjini e cilësoi këtë zhvillim si një etapë me rëndësi për konsolidimin e strukturave të AAK-së dhe përgatitjen e saj për sfidat e ardhshme politike. Sipas tij, Aleanca do ta vijojë angazhimin për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të fuqishme, duke u mbështetur te vlerat, përvoja dhe përkushtimi i njerëzve të saj.

Gjini theksoi gjithashtu se në Kryesinë e sapozgjedhur ndërthuren përvoja dhe energjia e re, me synimin që proceset politike dhe organizative të partisë të drejtohen me përgjegjësi. Ai i uroi të zgjedhurit dhe u dëshiroi sukses në detyrat e reja.


Shtuar 20.07.2026 19:58

matbetmatbetJojobetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet