Trump i kundërpërgjigjet Mamdanit për Netanyahun dhe kërcënon Iranin: Çdo ushtar amerikan i vrarë do t’ju kushtojë shumëfish

Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se Shtetet e Bashkuara do të reagojnë fuqishëm ndaj çdo sulmi që shkakton viktima mes trupave amerikane.

Të lidhura

None found

“Për çdo ushtar amerikan që Irani vret, ata do të paguajnë një çmim shumëfish për atë vrasje!”, shkroi presidenti amerikan në rrjetin e tij social, Truth Social.

Trump njoftoi se këtë urdhër ua ka përcjellë zyrtarëve më të lartë të ushtrisë amerikane, mes tyre sekretarit të Luftës, Pete Hegseth, kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Daniel Kane, dhe drejtuesve të tjerë ushtarakë.

Presidenti amerikan reagoi gjithashtu ndaj Zohran Mamdanit. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut kishte sugjeruar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të arrestohej nëse vizitonte qytetin.

“Netanyahu nuk do të arrestohet kurrë gjatë kohës që ndodhet në Shtetet e Bashkuara. Netanyahu po lufton kundër Iranit”, deklaroi Trump.

Në të njëjtën kohë, mediat ndërkombëtare kanë raportuar shpërthime në dy provinca të jugut të Iranit, ndërsa tensionet ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit vazhdojnë të jenë të larta.


Shtuar 20.07.2026 20:01

matbetmatbetJojobetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet