Lionel Messi ka thyer heshtjen pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Botërorit 2026. “Pleshti”, i cili zhvilloi një Kupë Bote të shkëlqyer duke realizuar 8 gola dhe dhuruar 4 asiste, iu drejtua tifozëve argjentinas përmes një postimi në rrjetet sociale.
Të lidhura
None found
Messi shkroi se dhimbja është e thellë dhe se do të nevojitet kohë për t’u shëruar, por theksoi se dëshiron të kujtojë edhe momentet e bukura. Ai përmendi ndeshjet që Argjentina arriti t’i përmbyste duke dhënë gjithçka në fushë, të cilat, sipas tij, do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e të gjithëve.
Kapiteni argjentinas vlerësoi gjithashtu përkrahjen e një vendi të tërë, duke nënvizuar se ajo, së bashku me punën dhe përpjekjet e pandërprera të grupit, e çoi sërish skuadrën mes më të mirave në botë.
Ai pranoi se në këtë moment është e vështirë të kuptohet plotësisht rëndësia e asaj që u arrit, por kujtoi se kjo skuadër siguroi dy finale të njëpasnjëshme në Kupën e Botës. Messi falënderoi nga zemra të gjithë për përshëndetjet dhe mesazhet, duke shtuar se Argjentina u bashkua edhe një herë si vend për të ndarë krenarinë e madhe të të qenit argjentinas. Në fund, ai përgëzoi Spanjën për fitimin e kampionatit.
