Morgan Rogers do të jetë përforcimi më i ri i Chelseat, pasi ka firmosur një marrëveshje gjashtëvjeçare me klubin londinez, siç raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
23-vjeçari ka përfunduar me sukses ekzaminimet mjekësore dhe, sipas gazetarit Ben Jacobs, tashmë mbetet vetëm konfirmimi zyrtar i kalimit të tij në “Stamford Bridge”.
Të lidhura
None found
Reprezentuesi i Anglisë largohet nga Aston Villa për rreth 136 milionë euro, ose 117 milionë funte. Në kontratë është përfshirë gjithashtu mundësia që bashkëpunimi të zgjatet deri në qershor të vitit 2033.
E gjithë shuma prej afro 136 milionë eurosh do t’i paguhet Aston Villës si tarifë fikse, pa bonuse të tjera që varen nga paraqitjet e lojtarit.
Me këtë marrëveshje, Rogers bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Chelseat dhe njëkohësisht futbollisti britanik me koston më të lartë të të gjitha kohërave.
Anglezi mbërrin në Londër pas një edicioni të shkëlqyer me Aston Villën. Gjatë sezonit 2025/26, ai realizoi 14 gola dhe dha 11 asistime në 55 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Drejtuesit e Chelseat e shohin Rogers si një prej protagonistëve kryesorë të projektit të ri sportiv, ndërsa shpenzimi rekord prej rreth 136 milionë eurosh dëshmon besimin e madh të klubit në potencialin e tij.
