Ministri i Shëndetësisë në Kroaci: 15 persona në gjendje të rëndë, mesin tyre edhe një e mitur

Një autobus me targa të Kosovës u aksidentua në Brod të Kroacisë, derisa ishin nisur nga Frankfurti drejt Kosovës.

Autoritetet kroate tashmë kanë konfirmuar se ne mesin e viktimave është njëri nga shoferë te autobusit dhe nëntë udhëtarë të tjerë.

Në spitalin rajonal ku edhe po trajtohen mbi 45 persona të tjerë ka qëndruar ministrit kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, i cili u deklarua para mediave lidhur me rastin tragjik.

“69 persona, 67 pasagjerë dhe dy shoferë janë përfshirë në aksident. 15 persona janë në gjendje më të rëndë shëndetësore ku në mesin e tyre edhe një vajzë e vogël. Kishte edhe 15 të mitur të tjerë në autobus përgjatë këtij udhëtimi”, tha Berosh.

Kurse mjekja Maja Grba-Bujeviq deklaroi se tetë ekipe morën pjesë në ofrimin e ndihmës mjekësore për të lënduarit nga ky aksident.

“Në 6:23 morëm një telefonatë, në 6:26 shkuam në fushë”, tha Grba Bujeviq. Punëtorët e urgjencës ishin në vendin e përplasjes për pesë minuta, deklaroi ajo.


Shtuar 25.07.2021 12:26