Pas shkëlqimit në Botëror, Spence synon transferimin te Interi

Paraqitjet bindëse në Kupën e Botës 2026 me kombëtaren e Anglisë e kanë vënë Djed Spence në qendër të vëmendjes së klubeve të mëdha dhe mbrojtësi i krahut tashmë e ka qartë preferencën e tij. Ai kërkon të largohet nga Tottenham gjatë afatit veror dhe destinacioni i dëshiruar është Interi, shkruan “La Gazzetta dello Sport”.

Të lidhura

None found

Sipas të njëjtit burim, mbrojtësi 25-vjeçar i ka hapur rrugë transferimit duke pranuar kushtet dhe marrëveshja personale me zikaltrit nuk paraqet ndonjë problem. Interi po punon intensivisht për të siguruar shërbimet e tij, duke synuar të mbulojë pozitën e Denzel Dumfries me një lojtar të të njëjtit profil.

Megjithatë, negociatat me Tottenhamin mund të hasin në një pengesë financiare. Londinezët janë të disponuar ta shesin anglezin, por kërkojnë jo më pak se 35 milionë euro për të liruar kartonin e tij.

Spence pati një eksperiencë të shkurtër në Itali gjatë një huazimi te Genoa, çka e ndihmoi të njihet me futbollin e Serie A. Tani ai është nën kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2029, pasi u afrua në Londër nga Middlesbrough në vitin 2022.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet