Hoxhaj: Izolimi i Kosovës kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Enver Hoxhaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka drejtuar kritika ndaj politikave të Qeverisë Kurti, për të cilat thotë se kanë dëmtuar pozitën ndërkombëtare të vendit.

Të lidhura

None found

Sipas tij, Kosova gjendet përballë izolimit, në një kohë kur aleatët strategjikë, siç vlerëson ai, po i zgjerojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit me Serbinë.

“Dështimet që po sjellin pasoja serioze për Kosovën nuk janë më lajme të reja. Ato janë bërë një model qeverisjeje”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka veçuar humbjen e Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara, duke e vënë këtë përballë fillimit të një dialogu të ngjashëm ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së. Për Hoxhajn, kjo përbën “një hap prapa me pasoja serioze për interesin shtetëror të Kosovës”.

Hoxhaj ka paralajmëruar se këto zhvillime mund të reflektohen në sigurinë e vendit, ekonominë, investimet e huaja, energjinë si dhe në rrugën e integrimit euroatlantik.

Ai ka kërkuar rikthimin e besimit në raportet me Shtetet e Bashkuara dhe rivendosjen e Dialogut Strategjik, të cilin e ka konsideruar prioritet kombëtar për Kosovën.

“Kosova nuk mund ta lejojë luksin e izolimit. Ne kemi ndërtuar lirinë dhe pavarësinë në partneritet me SHBA-në dhe aleatët tanë perëndimorë”, ka deklaruar Hoxhaj.


Shtuar 18.07.2026 13:53

MatbetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş