Dr. Aurora Dollenberg paralajmëron për vapën mbi 40 gradë: Rreziku për trurin, zemrën dhe përdorimin e ilaçeve të tensionit

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Europën, nga Mesdheu deri në shtetet e Veriut si Gjermania, po rëndojnë ndjeshëm shëndetin e popullatës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24, mjekja shqiptare që ushtron profesionin në Gjermani, Dr. Aurora Dollenberg, tha se vapa me mbi 40 gradë në diell ka sjellë shtim të madh të paraqitjeve në urgjencë, shtrimeve spitalore dhe, fatkeqësisht, edhe të vdekjeve.

Sipas saj, vendet e Europës Veriore përballen njëkohësisht me mungesë të përshtatshmërisë infrastrukturore. Banesat dhe institucionet atje janë projektuar për periudhat e gjata të dimrit dhe ngrohjen, ndërsa nuk disponojnë sisteme të efektshme ftohjeje për të përballuar javë të tëra me temperatura përvëluese.

Të lidhura

None found

Truri reagon i pari ndaj mbinxehjes

Dr. Dollenberg e krahasoi organizmin e njeriut me një biomakinë që nxehet tej mase. Kur jashtë shënohen më shumë se 40 gradë, diferenca me temperaturën normale të trupit, që është 37 gradë, bëhet e konsiderueshme. Për të ulur temperaturën, organizmi rrit djersitjen deri në trefishim, çka bën që gjaku të largohet nga organet jetësore dhe të drejtohet drejt lëkurës. Si rrjedhojë, truri furnizohet me më pak gjak dhe oksigjen, ndaj edhe fillon i pari të mos funksionojë normalisht.

Shenjat fillestare janë dhimbjet e forta të kokës, marramendja, nervozizmi, konfuzioni mendor dhe çorientimi. Të përzierat dhe të vjellat, sipas mjekes, tregojnë drejtpërdrejt rënien e tensionit në tru. Më pas mund të preket zemra, deri në insuficiencë kardiake, si edhe veshkat. Kjo shpjegon edhe përse gjatë verës njerëzit shkojnë më rrallë në tualet, pasi lëngjet humben përmes lëkurës.

Fëmijët dhe të moshuarit janë më të ekspozuarit

Fëmijët dhe personat mbi 65 vjeç dehidratohen shumë shpejt, duke kthyer urgjencat pediatrike dhe geriatrike në rastet kryesore gjatë periudhës së verës.

Për shkak se fëmijët shpesh nuk arrijnë t’i shprehin simptomat, prindërit duhet të vërejnë nëse ata bëhen apatikë, luajnë më pak, ndihen të këputur, flenë më shumë se zakonisht ose kanë lëkurë krejtësisht të thatë. Humbja e vetëdijes dhe kolapsi përbëjnë sinjalet e fundit alarmuese të goditjes nga nxehtësia.

Mjekja ndaloi veçanërisht te të moshuarit me hipertension, duke theksuar se ilaçet për tensionin apo sheqerin nuk duhen marrë në të njëjtën dozë gjatë ditëve me nxehtësi ekstreme. Djersitja bën që tensioni të bjerë natyrshëm. Nëse pacienti vijon të marrë ilaçet e rritjes së tensionit, vlerat mund të ulen në mënyrë drastike, deri në të fikët dhe humbje të vetëdijes.

Dr. Aurora Dollenberg deklaroi se pacientët këshillohen që, kur temperaturat janë kaq ekstreme dhe tensioni zbret nën vlerën 12, të ndërpresin këto medikamente për disa ditë ose javë. Sipas saj, ilaçet duhet të merren sërish vetëm kur tensioni nis të rritet mbi vlerën 14.


Shtuar 18.07.2026 11:03

MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet giriş