Edmond Spaho akuzon Flamur Nokën: Berisha më dha shpresë se do ta zgjidhte situatën, me Mulin gati u përplasëm fizikisht

Edmond Spaho ka reaguar në rrjetet sociale me akuza të rënda ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Ai ka rrëfyer konfliktet mes tyre dhe rrethanat në të cilat, sipas tij, u mënjanua nga drejtimi politik.

Spaho pretendon se përplasja me Nokën ishte shumë pranë kalimit në konfrontim fizik. Ai thotë gjithashtu se e kishte njoftuar dhjetëra herë Sali Berishën për sjelljen e sekretarit të Përgjithshëm, por kreu demokrat vetëm e kishte mbajtur me shpresën se çështja do të merrte zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Të lidhura

None found

Sipas tij, largimi nga drejtimi i qarkut të Korçës nuk lidhej me rezultatet në detyrë. Spaho pretendon se u zëvendësua sepse Noka nuk e pëlqente dhe ia kishte premtuar atë pozicion një personi tjetër.

Reagimi i plotë:

I dashur Luçiano,

Kam qenë ndër të parët brenda PD-së që kundërshtova Mulizmin. Nuk e kam fjalën për ndonjë filozofi politike, sepse ideja e Mulit si filozof partie më shkakton të qeshura, por për një mënyrë sjelljeje arrogante, arbitrare dhe përçmuese ndaj kolegëve. Bëhet fjalë për vendimmarrje nepotiste, mungesë morali politik dhe shkelje të kolegëve, duke pretenduar se ai është syri dhe veshi i Berishës.

Këtë problem e kemi diskutuar vazhdimisht. Madje, një koleg i respektuar pyeti me ironi nëse iu bashkuam Rithemelimit vetëm për të zëvendësuar X me Mulin.

Siç e di edhe ti, kam pasur debate shumë të forta me të në Kryesinë e PD-së dhe në Grupin Parlamentar për bashkimin pa parime me grupin e Lulit. Më vonë, pa paraqitur as argumentin më të vogël, ai më hoqi nga pozicioni i drejtuesit të qarkut të Korçës. Arsyeja ishte vetëm se nuk më pëlqente dhe se i kishte premtuar dikujt tjetër, me të cilin sot është armik, që Spaho do ta shihte me dylbi drejtimin e qarkut të Korçës.

Të njëjtën përpjekje bëri edhe ndaj Luan Baçit, ndonëse nuk arriti ta kalonte në listë të hapur.

Një ditë pas debatit, kur u takuam në zyrën e tij, më shpjegoi se kishin menduar të më zëvendësonin me Ivin, me arsyetimin se Përmeti, qyteti prej nga vjen Ivi, ndodhet pranë qarkut të Korçës. Si mund ta kundërshtosh një “argument” të tillë, duke ditur se cili filozof po ta paraqet?

Për afro dy vjet, gjatë komunikimeve të drejtpërdrejta, kam kundërshtuar mënyrën e tij prej harbuti. Ai nuk pyeste askënd, por vetëm jepte urdhra për atë që duhej bërë. Merrte vendime pa njoftuar drejtuesit e qarqeve, jo më t’i përfshinte ata në konsultime. Vetëm një fije na ndau nga përplasja fizike.

Për këtë sjellje të papranueshme i kam shkruar dhjetëra herë Sali Berishës. Ai më mbajti me gajret, duke më thënë se gjithçka do të zgjidhej në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në fund, problemet u “zgjidhën” duke më larguar mua nga politika, pikërisht siç ishte përbetuar Muli në kafenetë e Tiranës. Kjo ndodhi megjithëse kontributet e mia ishin të paktën të barabarta me ato të të gjithë personave të tjerë që mbështetën Rithemelimin dhe vazhduan të qëndronin në politikë me garancinë e Berishës.

Për më tepër, PD-ja e sabotoi fushatën time personale në listën e hapur për zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në Partinë Demokratike nuk kishte ndodhur kurrë që Muli dhe drejtuesi i qarkut të punonin kundër një kolegu të tyre, me synimin që ai të mos hynte në Parlament.

Në atë periudhë, askush prej jush nuk foli. Asnjë nuk reagoi për mënyrën se si u realizua bashkimi dhe për poshtërimin e njerëzve të Rithemelimit, të cilët ishin të parët që vrapuan për të mbështetur Berishën dhe zotimin e tij për një parti vërtet demokratike. Secili u kujdes vetëm për rehatinë e vet.

Ju nuk folët as pasi zgjedhjet u humbën në mënyrë të turpshme, me një diferencë prej 300 mijë votash. Nuk u zhvillua asnjë analizë dhe askush nuk mori përgjegjësi. I vetmi që dha dorëheqjen nga funksionet isha unë, megjithëse përgjegjësia për humbjen niste nga Berisha dhe personat që drejtonin partinë.

Pse nuk u zbatua statuti për dorëheqjen e Kryetarit? Përse heshtët dhe nuk u ngritët për të mbrojtur demokracinë brenda partisë?

Tani po e përjetoni vetë padrejtësinë që unë kalova më parë.

Ti thua se votimi nuk është i pastër. Në fakt, ai nuk ka qenë asnjëherë i tillë që nga Dhjetori i 2021. Si mund të quhet i pastër, kur LDG dhe FRDP kanë nën kontroll 60% të votave në Këshillin Kombëtar? A e kupton, Luçiano, se janë organizatat partnere ato që vendosin se kush duhet ta drejtojë PD-në?

Kjo mënyrë e turpshme veprimi nisi me Rithemelimin, ndërsa “miqtë” e tu të kanë goditur sipas porosisë që kanë marrë. Me dhimbje, vëlla, me dhimbje, siç thoshte Kadareja.

Ky përfundim ishte i pritshëm, sepse askush nuk ngriti zërin në momentin kur listat e kandidatëve për deputetë nuk po ndërtoheshin mbi bazën e meritës, sakrificave individuale, rezultatit të primareve dhe punës me emigrantët. Në vend të këtyre kritereve, mbizotëruan nepotizmi, tarafet, premtimet financiare dhe servilizmi.

Secili mendoi vetëm për interesin personal. Mjaftonte të siguronte një vend në listën e mbyllur dhe më pas le të bëhej kiameti. Sot erdhi radha jote për t’u ndëshkuar pa të drejtë, pavarësisht se fitove në Shkodër dhe askush nuk ta vlerësoi.

Mund të ngushëllohesh me faktin se nuk je as i pari dhe as i fundit që e pëson në PD-në e Berishës. Sot, pothuajse të gjithë njerëzit e Rithemelimit kanë mbetur duke u ngrohur në diell. Në zgjedhjet e ardhshme do të likuidohen edhe ata pak që vazhdojnë të jenë ende në politikë.

Nëse PD-ja ju dhemb vërtet, atëherë flisni hapur. Tregoni për moçalin që ekziston aty, për mënyrën se si përzgjidhen dhe promovohen njerëzit, si dhe për rrëzimin e kujtdo që guxon të ngrejë probleme ose të mos pajtohet me Berishën dhe Mulin e tij kur ata gabojnë. Hapeni plagën, në mënyrë që e vërteta të dalë në dritë.

Mos u udhëhiqni nga interesi personal, duke menduar se ju mjafton të ruani marrëdhënie të mira me Berishën për të siguruar veten.

Mos pranoni të fyheni me pretendimin se ekipi aktual drejtues është më i miri që PD-ja ka pasur që prej themelimit. Edhe po t’i mbledhësh bashkë të gjithë anëtarët e ekipit të sotëm, ata nuk arrijnë as në çerekun e Pjetër Arbnorit, i cili kaloi 28 vjet në burgjet e komunizmit.

Luçiano, Berisha nuk do askënd, ndaj mos u dëshpëro që të largoi. Ai do vetëm veten. As Mulin nuk e do, por sot Muli i siguron atë që as ti dhe as unë nuk mund t’ia ofrojmë.

Nëse e doni me të vërtetë PD-në, ngrijeni zërin.


Shtuar 18.07.2026 08:59

MatbetjojobetJojobetJojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş