Një 18-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës.
Nga informacionet paraprake mësohet se i riu ka mbërritur në urgjencën e spitalit me dëmtime në kokë. Ai ndodhet në reanimacion, ku po trajtohet nga personeli mjekësor.
Të lidhura
None found
Plagosja dyshohet se erdhi pas një konflikti mes të riut dhe njerkut të tij, i cili dyshohet se më pas e goditi me thikë.
Policia ka kapur dhe arrestuar Niko Bakën, 37 vjeç, si autor të dyshuar të sulmit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar përgjegjësitë ligjore.
