Afonso Rodrigues i ka dhënë fund aventurës së tij te Egnatia. Sulmuesi portugez, i afruar në janar dhe me kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028, ka arritur marrëveshjen me klubin për mbylljen e bashkëpunimit.
Me fanellën e skuadrës rrogozhinase, Rodrigues u aktivizua në 16 ndeshje dhe shënoi një gol. Ai ishte pjesë e grupit që fitoi titullin kampion, ndonëse nuk arriti të linte një ndikim të madh personal.
Të lidhura
None found
Klubi i Egnatias e ka përshëndetur futbollistin portugez përmes një mesazhi: “Faleminderit Afonso Rodrigues, ishte kënaqësi të të kishim pjesë të familjes sonë. Të urojmë shumë suksese në sfidat e radhës, brenda dhe jashtë fushës”.
