Me lekët tonë po i bëni, mos bëni sikur/ Rama u përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur kritikave të qytetarëve për përdorimin e fondeve publike, gjatë prezantimit të programit për mbështetjen dhe zgjerimin e bizneseve të vogla e të mesme.

Gjithashtu, Rama tha se çdo qeveri menaxhon paratë e qytetarëve, por ndryshimi qëndron te mënyra se si ato përdoren dhe rezultatet që sjellin.

Të lidhura

None found

“Një tjetër element është se është planifikuar edhe një cikël takimesh në territor për të nxitur bizneset që të përfshihen në këtë program. Ministria e Financave ka qenë kyçe. Të gjithë bëjnë detyrën, por problemi është kush e bën më mirë dhe kush më keq. Na thonë: “Pse po bëni sikur çfarë po bëni, se me lekët tona po i bëni?” Po ka qeveri që me lekët tona bëjnë punë të mira, ka qeveri që nuk bëjnë asnjë punë, ose bëjnë punë të këqija. Dua t’i falënderoj edhe ministrat, edhe guvernatorin për këtë projekt”, tha Rama.


Shtuar 17.07.2026 13:33

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş