Cvetanovski: Shtrenjtimi i karburanteve dhe ushqimeve rëndon buxhetet familjare

Simona Cvetanovski nga LSDM tha se cilësia e jetesës së qytetarëve është përkeqësuar dukshëm në dy vitet e fundit, duke vlerësuar se pjesa më e madhe e të punësuarve nuk mund t’i përballojnë as nevojat elementare të jetesës.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar të dhënave të Administratës së të Hyrave Publike për vitin 2025, ajo deklaroi se 73% e qytetarëve kanë të ardhura mujore nën nivelin e pagës mesatare në vend.

Sipas saj, afërsisht gjysma e të punësuarve paguhen nga 24.000 deri në 36.000 denarë në muaj. Cvetanovski theksoi se edhe dy paga në këtë nivel, kur krahasohen me shportën minimale të konsumit, nuk janë të mjaftueshme për shpenzimet themelore të një familjeje.

Ajo vlerësoi se rritja e pagave ka mbetur pas shtrenjtimit të produkteve, pasi ushqimet, shërbimet komunale dhe mallrat bazë kushtojnë vazhdimisht më shumë. Cvetanovski e kritikoi Qeverinë edhe për mosrritjen e pagës minimale në 600 euro, siç pretendon LSDM-ja.

LSDM paralajmëroi se çmimet e reja më të larta të derivateve të naftës pritet të reflektohen edhe te ushqimet, duke e rënduar më tej gjendjen financiare të familjeve.

Sipas partisë, masat aktuale ekonomike kanë ndikuar në uljen e standardit jetësor dhe në përkeqësimin e situatës ekonomike të qytetarëve.


Shtuar 17.07.2026 13:35

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş