Hoxha bisedon me Gjuriqin në Washington, ngre çështjen e deklaratave të Paunoviqit

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me homologun serb, Marko Gjuriq, në kuadër të një takimi ministror në Washington.

Të lidhura

None found

Sipas Hoxhës, gjatë bisedës u diskutua për situatat aktuale dhe perspektivat në vijim. Ai theksoi se i ka përcjellë Gjuriqit pozicionin e Shqipërisë për deklaratat mbi “spastrim etnik” të Kosovës, të bëra nga ministrja serbe Snezhana Paunoviq.

“Po ashtu, ritheksova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë lidhur me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë. Nënvizova nevojën për të refuzuar pa asnjë mëdyshje retorikën që nxit tensione, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vlerave europiane”, deklaroi Hoxha.

Ai vlerësoi se ky është pikërisht roli i diplomacisë: “të angazhohesh në dialog të hapur, të përballesh sy më sy, të përballosh realitetin dhe t’i trajtosh dallimet me përgjegjësi”.

Edhe Gjuriq ka reaguar për takimin në rrjetin X, por pa përmendur se pala shqiptare kishte ngritur temën e deklaratave të Paunoviqit.

“Angazhimi i vazhdueshëm në dialogun politik mbetet thelbësor për garantimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, siç e theksova gjatë bisedës sime me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në margjinat e Takimit Ministror në Uashington. Gjithashtu, identifikuam mundësi të tjera për të avancuar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë”, shkroi Gjuriq.


Shtuar 17.07.2026 12:01

MatbetmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpascasibomjojobet girişPusulabetjojobetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetmarsbahis girişjojobetjojobet girişbetciojojobet girişmarsbahisgrandpashabetmarsbahis girişmarsbahis