“Na jep lekët” Dy të rinj kërcënojnë një person brenda lokalit, pronari refuzon t’i dorëzojë policisë pamjet

Policia ka arrstuar një 28-vjeçar dhe kanisur hetim për bashkëpunëtorin e tij, pasi për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th.

Gjithashtu është porceduar pronari i lokalit pasi nuk ka dashur t’i dorëzojë pamjet filmike të kamerave, policisë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shtrengimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” të shtetasit Z. M., 28 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprat penale “Kanosja dhe “Vetëgjyqësia” shtetasi M. S., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur për dhënien e pasurisë shtetasin A. Th. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj udhërit të punonjësit të policisë shtetasi A. D., 46 vjeç, pronar i një lokali, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për marrjen e pamjeve filmike për ngjarjen e ndodhur lartpërmenduar në lokalin e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 09:22