Ledri Vula takon vajzën me Dua Lipën (FOTO LAJM)

Dua Lipa ndodhet prej dy ditësh në Tiranë dhe agjenda e saj është mbushur me takime të shumta.

Pavarësisht gjithë angazhimeve ajo ka gjetur kohë të takohet me këngëtarin e njohur Ledri Vula dhe familjen e tij.

Ka qenë Ledri ai që ka postuar në Instagram një foto, momentin kur vajza e tij Poem Blue takon Duan në Tiranë.

Edhe e dashura e Ledrit, Sara, ka postuar një foto me Duan.

Kujtojmë se, para shumë vitesh është përfolur në media për një lidhje mes Ledri Vulës dhe Dua Lipës, në një kohë kur kjo e fundit nuk ishte ende e fashme.

Gjithsesi, çifti në asnjë moment nuk kanë thënë se kanë pasur një romancë bashkë. Ajo që shohim tani është një miqësi e vjetër që vazhdon edhe sot./albeu.com


Shtuar 24.07.2021 09:12