Klubi Shumësportësh Tirana ka bërë të ditur se Erkand Karaj nuk do të vijojë më detyrën si trajner i ekipit të basketbollit për meshkuj. Pas 8 vitesh në krye të bardhebluve të kryeqytetit, ai mbyll këtë kapitull, gjatë të cilit fitoi titullin kampion në edicionin 2022-2023 dhe Superkupën e Shqipërisë në vitin 2023.
Karaj mori gjithashtu drejtimin e Kombëtares shqiptare të basketbollit për meshkuj në nëntor të vitit 2023.
Të lidhura
None found
“Faleminderit, Profesor Erkand! Erkand Karaj, pas 8 vitesh në drejtimin e ekipit të basketbollit për meshkuj, largohet nga ky pozicion për të vijuar kontributin e tij në një tjetër rol të rëndësishëm brenda klubit.
KS Tirana e falënderon profesor Erkandin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar ndër vite, si edhe për të gjitha sukseset e arritura së bashku me ekipin. Mirënjohje për gjithçka dhe shumë suksese në rolin e ri!”, shkruan klubi bardheblu.
