Deklarata e Paunoviqit shkakton reagime në Gjermani: E papranueshme

Fjalët e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se nëse do të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, kanë ngjallur reagime të shumta edhe në arenën ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Jasmina Hostert, anëtare e Bundestagut Gjerman për rrethin e Boblingenit, vlerësoi se ministrja serbe Snezhana Paunoviq ka pretenduar se do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998.

“Kjo deklaratë është e papranueshme. Kushdo që justifikon spastrimin etnik po tall viktimat e Luftës së Kosovës dhe po shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare.

Në një qeveri demokratike nuk duhet të ketë hapësirë për deklarata të tilla; ato e dëmtojnë paqen në Ballkanin Perëndimor. Ministri duhet të japë dorëheqjen”, shkroi Hostert.

Edhe Adis Ahmetoviq, anëtar i Parlamentit për Hanoverin verior, tha se Beogradi duhet të dërgojë sinjalin e duhur përmes shkarkimit të menjëhershëm të ministres Paunoviq.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së. Kjo përfshin edhe Serbinë. Por fryma e nacionalizmit dhe urrejtjes, e cila buron nga disa qeveri, nuk ka vend në bashkësinë tonë evropiane të vlerave. Ajo pengon procesin e rritjes dhe forcimit të BE-së”, shkroi Ahmetoviq.


MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet