Përvetësuan 700 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale, policia zbardh skandalin në Postën Shqiptare të Durrësit: Arrestohen drejtoresha dhe dy vartëset

Policia e Shtetit, ka përfunduar operacionin e koduar “Filiali”, të ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në pranga kanë përfunduar drejtoresha, shefja e financës dhe arkëtarja e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Ato dyshohet se nuk depozituan në arkat e degëve të Shijakut dhe Krujës shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, e parashikuar për pagesën e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, pjesë e Drejtorisë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, në koordinim me DVP Durrës dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj veprave penale në fushën ekonomike dhe financiare.

Gjatë operacionit u ndaluan E. M., 41 vjeçe, banuese në Durrës dhe drejtoreshë e filialit të Postës Shqiptare Durrës; V. D., 59 vjeçe, banuese në Durrës dhe shefe e financës në këtë filial; si dhe P. D., 39 vjeçe, banuese në Durrës, e punësuar si arkëtare/llogaritare.

Ndalimi i tri shtetaseve u krye në kuadër të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, të realizuara në bashkëpunim.

Sipas dyshimeve të ngritura nga hetimi, gjatë prillit dhe majit 2026, të ndaluarat kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj. Kjo shumë duhej të arkëtohej nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës për degët e Shijakut dhe Krujës, në mënyrë që t’u shpërndaheshin pensionet dhe ndihmat sociale qytetarëve të këtyre zonave.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar persona të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë veprimtari kriminale dhe për t’i nxjerrë ata përpara përgjegjësisë ligjore.

Dokumentacioni procedural i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme.


MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet