Një video që është publikuar në rrjetet sociale, ku presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, shihet në gjendje të lodhur fizike dhe mezi flet, po bën xhiron e rrjetit.
Gjendja e tij është parë gjatë një takimi me zyrtarë të partisë së tij. Erdogan është shfaqur ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim. Në video shihet se me zor flet, dhe mezi mban sytë hapur.
Në lidhje me videon ka pasur reagime të shumta, ndërkohë që mediat pro-qeveritare kanë hedhur akuza ndaj medias Anadolu e cila ka shpërndarë pamjet e Erdogan, ndarja e këtyre imazheve është turp.
“Transmetimi i këtyre imazheve është një turp i vërtetë. Kjo tregon qartë se dikush shumë i afërt me Presidentin po përpiqet ta vendosë Presidentin në një pozitë të vështirë, duke u përpjekur ta bëjë atë të duket i dobët”, tha ai.
Çështja e shëndetit të Erdogan është thuajse një “tabu” në Turqi. Shkurtin e kaluar, një video tjetër e tregonte duke ecur me vështirësi shkaktoi përsëri zhurmë në vend. Sakaq deri më tani nuk dihet se nëse Presidenti vuan nga ndonjë sëmundje shëndetësore.