Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të pritet nga presidenti amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të hënën e 20 korrikut. Lajmi është bërë i ditur nga media izraelite Ynet.
Të lidhura
None found
Takimi vjen në një periudhë të ngarkuar për Lindjen e Mesme, teksa Shtetet e Bashkuara kanë nisur një seri të re goditjesh kundër objektivave iraniane.
Raportimet bëjnë të ditur se ushtria amerikane ka sulmuar ishullin Greater Tunb, i cili ka rëndësi strategjike në Ngushticën e Hormuzit. Goditje janë regjistruar gjithashtu në Bushehr, qytetin ku ndodhet i vetmi central bërthamor i Iranit.
Ndërkohë, në Teheran është vendosur një mural i ri kundër presidentit amerikan Donald Trump. Ai e paraqet Trumpin në një arkivol dhe shoqërohet me mbishkrimin: “Do ta vrasim për t’u hakmarrë për Ali Khamenein.”
Paralelisht, në Romë kanë mbyllur punimet bisedimet ndërkombëtare lidhur me situatën në Liban. Sipas të dhënave të publikuara, diskutimet janë përqendruar në ngritjen e dy “zonave pilot”, pa u bërë publike hollësi të tjera për këtë plan.
