Një video e shpërndarë nga analisti Rron Gjinovci sjell pamje nga seanca e Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, ku shihen tensione mes zëvendëskryesueses Aida Doli dhe kryesuesit Ivan Zaporozaq.
Të lidhura
None found
Në regjistrim, Doli shpreh pakënaqësi për dërgimin me vonesë të dokumentacionit të mbledhjes, ndërsa gjatë fjalës së saj, Zaporozaqi ia ndërpret mikrofonin.
Gjinovci vuri në dukje se çfarë i tërhoqi vëmendjen ishte prezenca e portretit të presidentes së Kosovës dhe e flamurit shtetëror, si edhe komunikimi ku secili pjesëmarrës shprehet në gjuhën e vet. Ai kujtoi se, në perceptimin e tij, në periudhat e mëhershme, takimet e ngjashme karakterizoheshin vetëm nga simbolet e Serbisë.
“Ajo që më bie në sy para së gjithash është fotografia e presidentes dhe flamuri i Kosovës. Po ashtu, mënyra si diskutojnë, secili në gjuhën e vet. 👌 Në kohën kur qeverinë e drejtonte ‘UÇK’-ja, aty kishte vetëm flamuj të Serbisë”, shkroi Gjinovci në Facebook.
