Publikohet fotoja e takimit pas luftës në Cyrih, Mazrekaj tregon si Gjergj Dedaj i kishte rrëfyer për rrahjen nga Thaçi dhe dëshminë e tij në Hagë

Xhevdet Mazrekaj, themeluesi dhe botuesi i gazetës “Bota Sot”, ka ndarë një fotografi nga një takim i zhvilluar në redaksinë e gazetës në Cyrih menjëherë pas përfundimit të luftës, ku ai shfaqet bashkë me Gjergj Dedajn.

Të lidhura

None found

Gjatë këtij takimi, sipas Mazrekajt, Dedaj i kishte pohuar me forcë se ishte ndaluar dhe dhunuar fizikisht nga ana e Hashim Thaçit e disa personave të tjerë në periudhën e luftës.

Duke u mbështetur në atë rrëfim, Mazrekaj i ofroi mundësinë që përmes gazetës “Bota Sot” të shprehej hapur dhe të publikonte pretendimet e tij për atë që thoshte se kishte përjetuar.

“Për një kohë të gjatë ai vazhdoi të shkruante dhe të fliste kundër Thaçit dhe rrethit të tij. Më vonë, ai pranoi funksione dhe përfitime nga pikërisht ato struktura të cilat më herët i kishte akuzuar”, ka shkruar Mazrekaj.

Ai ka sjellë në vëmendje edhe dëshminë e mëvonshme të Dedajt para Gjykatës Speciale në Hagë, ku ky i fundit kishte thënë se në shumicën e pohimeve të bëra pas luftës “nuk kishte qenë normal” dhe se një pjesë të tyre i kishte fryrë tej mase.

“Kjo foto për mua nuk përfaqëson thjesht një kujtim. Ajo dëshmon se sa thellësisht mund të ndryshojnë deklaratat dhe qëndrimet e një individi, në varësi të interesave, pozitave dhe rrethanave”, ka përmbyllur Mazrekaj.


Shtuar 15.07.2026 13:38

MatbetBetsmoveEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetGalabetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş