Autoritetet e sistemit penitenciar njoftuan sot përfundimin e procesit të amnistisë penale, ku 553 persona fituan lirinë menjëherë, ndërsa 863 të tjerë përfituan reduktim të dënimit.
Procesi u zhvillua në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale pas një pune të mirëorganizuar administrative dhe ligjore, duke siguruar zbatim të njëjtë në çdo qark të vendit.
Të lidhura
None found
Bashkëpunimi i plotë ndërmjet të gjitha burgjeve bëri të mundur respektimin rigoroz të kritereve ligjore, pa asnjë incident apo shkelje të rendit e sigurisë.
“E gjithë procedura u mbyll pa vështirësi, duke garantuar rregull dhe transparencë të plotë. Stafi i Drejtorisë së Përgjithshme dhe i burgjeve ka punuar me përkushtim që çdo rast të trajtohej në mënyrë korrekte dhe të hapur”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Në përfundim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vlerësoi angazhimin profesional të të gjithë punonjësve të sistemit penitenciar, të cilët mundësuan mbylljen me sukses të një operacioni me rëndësi të veçantë për drejtësinë.
