Ministria e Arsimit mesazh të prerë mësuesve: Të jeni vaksinuar të gjithë deri në shtator!

Ministria e Arsimit ka vendosur vaksinim të detyrueshëm për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor.

Mësohet se, drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve që nuk kanë marrë ende vaksinën, ndërsa ka theksuar se deri në shtator duhet të jenë vaksinuar të gjithë.

“Pershendetje. Brenda dites se sotme do te dergoni  listën e mesuesve qe nuk jane vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mesuesit se muajin Shtator 2021 i gjithe stafi drejtues, mesimor dhe ai ndihmes i institucioneve arsimore duhet te jete i vaksinuar.

Edhe njehere lexoni mire mesazhin te gjithe mesuesit qe nuk e kane bere vaksinen urgjent te plotesojne tabelen! Raportimi duhet urgjent per ZVA”, thuhet në mesazhin e mbërritur në institucionet arsimore./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 15:10