Pjesëmarrje e gjerë në protestën e 45-të për largimin e Ramës, qytetarët në Bulevard: Ju erdhi fundi!

Në Shqipëri u zhvillua sot dita e 45-të e protestave qytetare. Pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit turistik, organizatorët deklaruan se revolta do të vijojë pa u ndalur. Edhe këtë mbrëmje, qytetarët u grumbulluan përpara Kryeministrisë, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Protestuesit marshuan nëpër disa rrugë të Tiranës, duke brohoritur kundër qeverisë dhe opozitës. Në përfundim të marshimit, ata u rikthyen te Kryeministria dhe më pas u shpërndanë.

Të lidhura

None found

Gjatë tubimit u dëgjuan sërish thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Shqipëri e re”. Në podium folën aktivistë, qytetarë dhe përfaqësues të diasporës, të cilët kërkuan që qëndresa të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të protestës.

Lëvizja, e cila fillimisht nisi si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, tashmë është kthyer në një reagim mbarëkombëtar kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike. Prej ditësh, pjesëmarrësit marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të shoqëruar nga fjalime, pankarta dhe simbole që janë bërë pjesë dalluese e kësaj proteste.

Edhe një ditë më parë, protestuesit pohuan se nuk do të tërhiqen. Nga podiumi u bë e ditur se rezistenca do të vijojë pa ndërprerje gjatë gjithë verës dhe deri në muajin shtator, ndërsa qytetarëve dhe diasporës iu drejtua thirrja që të mos largohen nga sheshi.

Sipas organizatorëve, protesta do të mbahet çdo ditë përgjatë gjithë sezonit veror, pa asnjë pushim. Ata e konsiderojnë këtë periudhë si fazën më të rëndësishme të lëvizjes qytetare dhe synojnë që presioni ndaj qeverisë të mos dobësohet, por të shtohet deri në shtator.


MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş