Sulmuesi anglez Mason Greenwood është transferuar zyrtarisht te Fenerbahçe nga Olympique de Marseille, njoftoi klubi turk.
Të lidhura
None found
Gjiganti i Stambollit bëri me dije se ka arritur një marrëveshje si me ekipin francez, ashtu edhe me lojtarin, i cili ka firmosur një kontratë katërvjeçare.
Bazuar në komunikimin e Fenerbahçes, shuma totale e transferimit arrin në 39 milionë euro, e cila do t’i paguhet Marseille-it në tri këste të barabarta gjatë tri viteve.
Po ashtu, skuadra turke do të përballojë edhe tarifën e kontributit të solidaritetit, në përputhje me rregullat e FIFA-s.
Në një deklaratë, Fenerbahçe e mirëpriti Greenwood në familjen e saj dhe i dëshiroi shumë suksese, trofe dhe kampionate me fanellën e klubit.
24-vjeçari mbërrin në Stamboll si një prej afrimeve më të bujshme të merkatos verore, ndërsa Fenerbahçe shpreson që ai të shndërrohet në një nga udhëheqësit e skuadrës në sezonet e ardhshme.
