Princi Harry ka ndarë një nga mësimet më të vlefshme që ka marrë nga nëna e tij, princesha Diana, duke treguar se përpiqet ta zbatojë çdo ditë në rritjen e dy fëmijëve të tij, princit Archie dhe princeshës Lilibet.
Gjatë një episodi të podkastit të Joe Marler, Harry rrëfeu se, sa herë që ka kaluar një ditë të vështirë, zgjedh t’i përqafojë fëmijët edhe më fort. Sipas tij, ky është një zakon që e trashëgoi nga Diana, e cila e përqafonte atë dhe vëllanë e tij, princin William, me shumë dashuri.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se javën e kaluar Harry, Meghan Markle, Archie dhe Lilibet zhvilluan një takim privat me Mbretin Charles në rezidencën Highgrove House. Vizita u mbajt larg vëmendjes së publikut dhe nuk u publikuan fotografi apo detaje nga takimi.
Ky ishte ribashkimi i parë i Archie dhe Lilibet me gjyshin e tyre që nga viti 2022, kur morën pjesë në festimet e Jubileut të Platinit të Mbretëreshës Elizabeth II.
Sipas raportimeve, Harry vijon të shpresojë për një pajtim më të gjerë me familjen mbretërore. Burime pranë Pallatit bëjnë me dije se bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe se Mbreti Charles dëshiron të kalojë më shumë kohë me nipërit e tij.
