Policia ka vënë në pranga 4 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale, duke filluar nga dhuna në familje, te vjedhja dhe thyerja e rregullave të qarkullimit rrugor.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 53 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë ndalimi i shtetasit F. Ç., 43 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
G. H., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
D. H., 32 vjeç, pasi në bulevardin ‘Zhan Dark”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësoren, shtetasen V. Sh., 55 vjeç, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Më datë 22.07.2021, tek kthesa e Kamzës, gjatë një konflikti për motive të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit M. M., 31 vjeç, i cili pasi ka marrë mjekim ka dalë nga spitali. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com