De la Fuente i sigurt për Yamal: Kulmi i tij në Botëror ende nuk ka ardhur

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, shprehu bindjen se Lamime Yamal nuk e ka dhënë ende shfaqjen e tij më të spikatur në këtë Kupë Bote, teksa pret që 19-vjeçari të lërë gjurmë në përballjen gjysmëfinale kundër Francës.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit me mediat në prag të ndeshjes që luhet të martën në Dallas, tekniku iberik tregoi edhe porosinë që i ka përcjellë talentit të Barcelonës.

“E kam këshilluar të ruajë qetësinë dhe të shijojë këtë eksperiencë.”

“Momenti më i ndritur i Lamines në këtë kompeticion global ende nuk ka mbërritur. Shpresoj që të jetë nesër, e në të kundërt, do të vijë në finale, nëse ne arrijmë të kualifikohemi”, theksoi De la Fuente.

Yamal erdhi në turne pas një problemi muskulor në kofshë, por gradualisht ka gjetur formën dhe është kthyer në një element kyç të sulmit spanjoll.

Seleksionuesi beson se adoleshenti është në gjendje të bëjë dallimin në fazën më vendimtare të garës, ndërkohë që Spanja synon të mposhtë Francën dhe të sigurojë biletën për në finalen e Kupës së Botës.


MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş