Publicisti Fahri Xharra ka kritikuar deklaratën e Snezhana Paunoviç, ministre në Qeverinë e Serbisë, e cila është shprehur se “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”.
Të lidhura
None found
Përmes një reagimi në Facebook, Xharra vlerësoi se mendësi të tilla vazhdojnë të ekzistojnë në politikën serbe. Ai theksoi se shqiptarët flasin dhe reagojnë më shumë për Palestinën, ndërsa, sipas tij, i kushtohet pak vëmendje deklaratave që nxisin urrejtje ndaj Kosovës.
Në postimin e tij, Xharra shkroi:
Miq shqiptar,
Sa qahet e mallkohet nga ne per Palestinen, e shume pak debatojne me kete ministreshë serbe e cila e fajëson kohën e Millosheviqit që nuk na kanë zhduk nga faqja e dheut.
Kjo ide iu sillet edhe sot ne kokat e tyre kriminale.
Ndoshta na shpëton Grenelli, miku i shumë kujt në Kosovë!
