Raporte mediatike bënë të ditur se dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec ka kërkuar organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat e partisë, si pasojë e performancës në zgjedhjet e fundit. Po ashtu, ajo ka konfirmuar se ka mbledhur firmat e nevojshme për të thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm, me qëllim shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Të lidhura
None found
Bajram Gecaj, një anëtar i kësaj partie, ka reaguar për “Bota sot” duke mirëpritur hapin e ndërmarrë nga Dega e Rahovecit. Ai e ka vlerësuar këtë si një veprim korrekt dhe në rrugën e duhur.
Në një deklaratë të shkurtër, ai theksoi: “Vendim i qëlluar i Degës së Rahovecit!”, duke i dhënë kështu përkrahje të plotë qëndrimit të kësaj dege lokale.
Qëndrimi i Gecajt vjen në një moment kur dinamika e brendshme e LDK-së po monitorohet nga afër, dhe ai ka zgjedhur të rreshtohet hapur me degën e Rahovecit.
Gjithashtu, duhet theksuar se edhe Dega e LDK-së në Pejë, ajo në Lipjan, si dhe Dega e dytë në Prishtinë, kanë shfaqur publikisht thirrjen e tyre për largimin e Abdixhikut. Ato e lidhin këtë kërkesë direkt me rezultatin e dobët zgjedhor dhe nevojën për përgjegjësi politike brenda partisë.
