Gjashtë kombëtare sigurojnë biletën për Botërorin 2030, ndërsa edicioni 2026 ende nuk ka filluar

Pavarësisht se Kampionati Botëror i vitit 2026 nuk ka nisur ende, gjashtë ekipe përfaqësuese kanë konfirmuar tashmë vendin e tyre në turneun pasues, që do të mbahet në vitin 2030.

Këto janë Spanja, Portugalia dhe Maroku si nikoqirët kryesorë, si dhe Argjentina, Uruguai dhe Paraguai, të cilat do të mirëpresin ndeshjet inauguruese të kompeticionit.

Të lidhura

None found

Për herë të parë në histori, formati i organizimit parashikon ndarjen e eventit mes gjashtë kombeve të vendosura në tre kontinente të ndryshme. Madje, FIFA po shqyrton mundësinë e rritjes së numrit të skuadrave pjesëmarrëse në 64.

Shumica dërrmuese e takimeve do të luhen në territorin e Spanjës, Portugalisë dhe Marokut, të cilat bartin peshën kryesore të mikpritjes së Kupës së Botës.

Si pjesë e përkujtimit të njëqindvjetorit të kompeticionit, organi drejtues i futbollit botëror ka vendosur që sfidat e para të turneut të zhvillohen në Amerikën e Jugut, konkretisht në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai.

https://x.com/thesportsgully/status/2076610155136143805

Uruguait i është besuar një ndeshje për nder të rolit të saj si vendi që organizoi edicionin debutues të Botërorit në 1930, ndërsa Argjentina dhe Paraguai do të presin gjithashtu nga një takim në kuadrin e festimeve të këtij jubileu madhor.

Rrjedhimisht, falë statusit të tyre si shtete pritëse, gjashtë federatave u është akorduar një vend i garantuar në fazën finale të Kupës së Botës 2030, pa u kushtëzuar nga ecuria e tyre në ciklin kualifikues.


MatbetcasibomEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş