Apple nis betejë ligjore kundër OpenAI, e padit për përvetësim të fshehtësive të biznesit

Gjiganti teknologjik Apple ka hedhur në gjykatë kompaninë e inteligjencës artificiale OpenAI, duke e akuzuar se ka shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme të dhëna konfidenciale dhe sekrete tregtare, me qëllim krijimin e linjës së vet të pajisjeve.

Të lidhura

None found

Dokumentet e paraqitura nga Apple pretendojnë se OpenAI ka joshur ish-punonjësit e saj për të ndarë informacione të mbrojtura, përfshirë këtu skica produktesh dhe materiale të tjera që i nënshtrohen masave strikte të sigurisë nga kompania e Cupertinos.

Një përfaqësues i Apple theksoi se kohët e fundit kanë dalë në dritë fakte bindëse që tregojnë se persona të punësuar nga OpenAI kanë aksesuar në mënyrë të jashtëligjshme të dhëna sekrete dhe konfidenciale të Apple, të cilat lidhen me teknologji, procese dhe produkte që nuk janë bërë ende publike.

Ndërkaq, nga ana e OpenAI, zëdhënësi Drew Pusateri u shpreh se kompania po analizonte me kujdes materialet e depozituara në gjykatë. Ai shtoi se OpenAI nuk ka asnjë lloj interesi për sekretet tregtare të kompanive të tjera, duke ritheksuar se fokusi i tyre mbetet zhvillimi i teknologjive të reja që fuqizojnë njerëzit në mbarë globin.

Nga bashkëpunimi në konflikt

Kjo padi shënon një përshkallëzim të papritur në marrëdhëniet midis dy kolosëve të teknologjisë, të cilët vetëm një vit më parë, në 2024, kishin zyrtarizuar një aleancë strategjike. Ajo marrëveshje kishte si objektiv përfshirjen e chatbot-it ChatGPT në platformat operative të iPhone, iPad dhe Mac.

Sidoqoftë, situata ndryshoi dukshëm kur Apple zbuloi rishtazi versionin e përmirësuar të asistentit të saj zanor Siri, ku komponenti i inteligjencës artificiale mbështetej në modelin Gemini të Google, jo në ChatGPT.

Fërkimet mes palëve u thelluan pasi OpenAI investoi shumën prej 6.4 miliardë dollarësh për të blerë një firmë pajisjesh të themeluar nga Jony Ive, ish-projektuesi legjendar i Apple. Sipërmarrja e tij, “io Products”, figuro gjithashtu si e paditur në procesin gjyqësor të nisur nga Apple.

Në aktin e akuzës, Apple shprehet se biznesi ende i ri i OpenAI në sektorin e pajisjeve tani qëndron mbi baza jashtëzakonisht të brishta, të komprometuara thellë nga varësia e paligjshme ndaj sekreteve tregtare të përvetësuara padrejtësisht.

Ish-zyrtari i lartë i Apple në epiqendër të hetimit

Dokumentacioni ligjor identifikon disa ish-punonjës të Apple që kaluan më pas te OpenAI dhe që, sipas akuzave, morën me vete të dhëna të klasifikuara. Një ndër ta është Tang Yew Tan, tani përgjegjës i divizionit të pajisjeve në OpenAI dhe më parë zëvendëspresident në Apple.

Apple pretendon se Tan ka transferuar informacione rreth zinxhirit të furnitorëve të saj dhe, për më tepër, ka nxitur kandidatët që aplikonin për punë në OpenAI të zbulonin materiale konfidenciale gjatë procesit të intervistimit. Sipas padisë, ai u ka kërkuar kandidatëve të cilët ishin ende të punësuar në Apple të sillnin në intervista “pjesë reale” nga kompania, për sesione demonstruese, duke i lejuar atij dhe ekipit të tij në OpenAI të merrnin edhe më shumë informacione të mbrojtura.

Pretendime për shkelje të rrjetit të brendshëm

Një tjetër ish-punonjës i Apple i cituar në padi është Chang Liu, i cili gjithashtu iu bashkua OpenAI më vonë. Apple e akuzon atë se pas largimit nga puna, mbajti me vete një laptop që i përkiste kompanisë.

Sipas pretendimeve, Liu dyshohet se përfitoi nga një dobësi në mekanizmin e verifikimit të identitetit për të depërtuar në rrjetin e brendshëm të Apple dhe për të shkarkuar “dhjetëra dokumente konfidenciale” të lidhura me pajisjet teknologjike të firmës.

Një zëdhënës i Apple nënvizoi se mbrojtja e krijimeve dhe pronësisë intelektuale trajtohet me një seriozitet maksimal nga kompania. Ai shtoi se ekipet e tyre po zhvillojnë pa ndërprerje teknologji të reja për të sjellë produktet dhe shërbimet më cilësore në botë dhe se ruajtja e kësaj pune dhe e pronësisë intelektuale përbën një prioritet absolut.

Apple kërkon jo vetëm kompensim financiar për dëmet e shkaktuara, por edhe një vendim gjyqësor që do t’i ndalonte OpenAI-t mbajtjen apo shfrytëzimin e sekreteve tregtare që pretendohet se janë marrë në rrugë të paligjshme. /GazetaExpress/


Shtuar 13.07.2026 16:01

Tags:
matbetfixbetcasibomEsenyurt EscortmatbetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş