Zëvendësguvernatori i provincës Isfahan konfirmoi se si pasojë e një sulmi amerikan mbi një bazë ushtarake në këtë rajon, të paktën një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të lidhura
None found
Bëhet fjalë për një bilanc paraprak të dëmeve të shkaktuara nga goditja, që u komunikua nga vetë autoriteti vendor.
Ndërkohë, raportimet e mediave iraniane flasin edhe për një tjetër sulm amerikan, këtë herë mbi një stacion pompimi uji për qëllime bujqësore në zonën e Mahshahrit. Nga ky incident, një person mbeti i vdekur dhe katër të tjerë u plagosën.
Ende nuk ka detaje shtesë nga pala iraniane lidhur me rrethanat e këtyre sulmeve apo gjendjen shëndetësore të personave të lënduar.
