Pak çaste më parë, në selinë e Federatës Shqiptare të Futbollit u organizua shorti për edicionin 2026-2027 të Abissnet Superiore. Kalendari i plotë për 27 javët e garës, i strukturuar në tre faza, tashmë është bërë i ditur.
Të lidhura
None found


Sezoni i 88-të i kampionatit elitar shqiptar do të startojë më 22 gusht dhe do të përfundojë më 9 maj. Lidhur me sfidat e zjarrta mes Tiranës dhe Partizanit, takimi i parë do të luhet në javën e gjashtë, ku skuadra e “Demave të Kuq” do të luajë në shtëpi.



Përballja e dytë mes këtyre rivalëve historikë është planifikuar për javën e 15-të, me bardheblutë që kësaj radhe do të presin në fushën e tyre. Derbi i tretë dhe i fundit i fazës së rregullt do të zhvillohet gjatë javës së 23-të.



