Ndahet nga jeta senatori amerikan Lindsey Graham, një emër me peshë në politikën e jashtme dhe mbrojtjen

Lindsey Graham, senator republikan i Shteteve të Bashkuara, vdiq të shtunën në mbrëmje pas një sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur, bëri të ditur zyra e tij në një deklaratë zyrtare.

Të lidhura

None found

Në reagimin e publikuar, thuhet se familja e senatorit Graham është mirënjohëse për lutjet në këtë moment dhe kërkon privatësi gjatë kësaj periudhe tepër të vështirë.

Graham u zgjodh në Senatin e Shteteve të Bashkuara në vitin 2002 dhe u shndërrua në një prej figurave më me ndikim në Uashington në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.

Senatori nga Karolina e Jugut shihej edhe si një aleat i rëndësishëm i presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa kishte mbajtur edhe detyrën e kryetarit të Komitetit të Buxhetit të Senatit.

Vetëm pak para se të ndërronte jetë, Graham ishte rikthyer nga një udhëtim në Kiev, ku të premten kishte zhvilluar një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Përgjatë karrierës së tij politike, ai njihej si një përkrahës i palëkundur i ndihmës amerikane për Ukrainën.

Në një intervistë të dhënë për BBC në vitin 2023, Graham kishte theksuar se “Putini nuk do të ndalet në Ukrainë”, ndërsa kishte shtuar se “të jesh i dobët në Ukrainë do të thotë të humbasësh në Tajvan”.


Shtuar 12.07.2026 09:37

matbetultrabetgalabetultrabetmatbetjojobetMadridbetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş