Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë pamje nga koncerti i artistit të famshëm amerikan, Kanye West, zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Tiranë.
Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë ngjarje si një sukses për imazhin e vendit dhe një shtysë të rëndësishme për ekonominë e kryeqytetit.
Të lidhura
None found
Rama theksoi veçantinë e këtij eventi, i cili bëri bashkë qytetarë nga 80 kombësi të ndryshme, duke e mbyllur mesazhin e tij me një urim për një të diel të këndshme për të gjithë.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bën në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo vetëm për imazhin e Shqipërisë Turistike po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të tillë të bukur.”, shkruan Rama.
