Elijona ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një set të ri fotografish nga pushimet verore, ku shfaqet duke shijuar ditët pranë detit dhe duke reflektuar atmosferën relaksuese të sezonit.
Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, ajo pozon me bikini të zeza, duke vënë në pah linjat e saj dhe formën e mirë fizike.
Të lidhura
None found
E kuruar në çdo detaj, Elijona duket në super formë, ndërsa sfondi me palmë, det dhe perëndim dielli i jep fotografive një atmosferë tropikale.
Mes imazheve bie në sy edhe një selfie në det, ku ajo shfaqet pranë Klodit. Dyshja pozon e buzëqeshur, duke ndarë një moment të ëmbël gjatë pushimeve.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Elijona dhe Klodi zbuluan publikisht se janë në një lidhje, duke konfirmuar lajmin që prej kohësh përflitej.




Që prej asaj kohe, ata kanë ndarë herë pas here momente së bashku, ndërsa fotografitë e fundit tregojnë se po shijojnë në maksimum pushimet verore.
