Një 36-vjeçar në Kolonjë ka gjetur vdekjen gjatë orarit të punës. Ai ishte i angazhuar në një subjekt që merret me përpunimin e drurit, ndërsa ngjarja fatale ka ndodhur në momentin kur po ngarkonte trupa drusorë, një prej të cilëve e ka zënë poshtë në fshatin Kurtesh të Kolonjës.
Burime paraprake bëjnë me dije se 36-vjeçari ishte banor i Pogradecit dhe punonte në një subjekt privat të licensuar për prodhimin e drurit. Ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Të lidhura
None found
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon me veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
