Mbreti Charles III është takuar me djalin e tij të dytë, Harry-n, në një takim privat ku ishte e pranishme edhe Mbretëresha Camilla, si dhe Meghan dhe dy fëmijët e vegjël të çiftit, Archie dhe Lilibet.
Të lidhura
None found
Sipas raportimeve të medias, ky takim vjen në prag të vizitës së princit rebel në Mbretërinë e Bashkuar dhe shënon herën e parë që sovrani takohet me familjen e ribashkuar të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, si edhe me nipërit e mbesat e tij “amerikanë”, që nga viti 2022.
Burime të cituara nga Daily Mail bëjnë me dije se takimi u mbajt këtë pasdite në rezidencën rurale të Mbretit në Gloucestershire dhe se ai ishte “një ngjarje private familjare”, ndaj nuk do të ketë foto apo të dhëna të tjera zyrtare të bëra publike.
