Gjatë kësaj të marte, në Damask janë dëgjuar disa shpërthime, në një kohë kur presidenti francez Emmanuel Macron po zhvillon një vizitë zyrtare në kryeqytetin sirian.
Të lidhura
None found
Sipas AFP dhe Reuters, shpërthimet u regjistruan afër zonës ku ishte akomoduar kreu i shtetit francez. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se panë shtëllunga tymi të ngriheshin pranë hotelit ku Macron kishte kaluar natën, ndërsa raportohet se është goditur edhe zona ku ndodhet Ministria siriane e Turizmit.
Macron ishte larguar nga hoteli që në orët e para të mëngjesit, për të mbajtur takimet e parashikuara në pallatin presidencial.
Deri tani, arsyet e shpërthimeve mbeten të paqarta dhe autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse ka viktima apo të lënduar. Pas ngjarjes, rrugët përreth u mbyllën dhe u vendosën masa të forta sigurie.
Kjo vizitë e presidentit francez vlerësohet si historike, sepse është udhëtimi i parë në Siri i një lideri nga një vend i Bashkimit Evropian që pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad në vitin 2024 nga forcat rebele të drejtuara nga presidenti Ahmed Sharaa.
Autoritetet siriane ende nuk kanë dalë me një reagim zyrtar për natyrën e shpërthimeve, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
