Gaza në hije pas zhvillimeve me Iranin: “Bota na ka harruar”, ndërsa kriza humanitare vazhdon

Kriza në Gaza është zbehur nga vëmendja ndërkombëtare, pasi fokusi është zhvendosur te marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

Të lidhura

None found

Në enklavën palestineze, banorët thonë se gjendja humanitare mbetet e rëndë, ndërsa përpjekjet diplomatike për të arritur një zgjidhje politike nuk kanë sjellë ende asnjë rezultat konkret.

“E gjithë bota e ka harruar Gazën dhe tragjedinë e saj”, shprehet me hidhërim Ahmed Jamali, 53 vjeç, një palestinez që jeton në një kamp për persona të zhvendosur në Qytetin e Gazës. Në një prononcim për AFP-në, ai thotë se ndërsa vëmendja globale është përqendruar te bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, vuajtjet e banorëve të Gazës nuk po marrin më vëmendje.

“Izraeli bën çfarë të dojë: vret, shkatërron dhe pushton Gazën, dhe askush në botë nuk lëviz gishtin”, deklaron ai.

Lufta në Gaza shpërtheu pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ku humbën jetën rreth 1,200 persona. Si reagim, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës, ku, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit, janë vrarë mbi 73 mijë persona, shifra që edhe OKB-ja i konsideron të besueshme.

Më vonë, konflikti u përhap edhe në rajon, duke përfshirë përplasjet mes Izraelit dhe Iranit, Hezbollahut në Liban dhe Huthëve në Jemen.

Ndonëse Izraeli vendosi një armëpushim të brishtë në Gaza në tetor 2025, katër muaj më pas ai, së bashku me Shtetet e Bashkuara, hapi një front të ri ushtarak kundër Iranit. Armiqësitë morën fund pas nënshkrimit të “Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit” mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Megjithatë, në këtë dokument nuk ka asnjë përmendje të Gazës. Ai përqendrohet te përfundimi i armiqësive mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, një çështje që analistët e shohin si prioritet për Iranin.

Sipas Hugh Lovatt nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, kjo është tregues se Hamasi ka humbur një pjesë të rëndësisë së tij strategjike për Teheranin.

“Iranianët nuk janë vërtet të interesuar për Gazën. Hamasi ishte një aleat, por jo një gur shahu i Iranit dhe, sipas tyre, i tradhtoi”, vlerëson eksperti ushtarak izraelit Eido Hecht.

Nga ana tjetër, një burim diplomatik perëndimor i përfshirë në çështjen e Gazës thekson se mungesa e referencave për enklavën palestineze në marrëveshjen SHBA-Iran nuk nënkupton se lufta ka mbaruar, por se për momentin mungon një zgjidhje politike e besueshme për të ardhmen e territorit.

Në terren, gjendja mbetet pa lëvizje. Kriza humanitare vazhdon, ndërsa rreth 60% e territorit të Gazës vijon të jetë nën kontrollin e ushtrisë izraelite.

Qeveria izraelite këmbëngul në çarmatimin e plotë të Hamasit përpara çdo diskutimi politik, ndërsa lëvizja palestineze refuzon të dorëzojë armët pa garanci për krijimin e një administrate alternative palestineze.

Sipas raportit, në Kajro po zhvillohen kontakte mes përfaqësuesve palestinezë, përfshirë zyrtarë të Hamasit, të dërguarve të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, si edhe përfaqësuesve të Katarit dhe Turqisë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Një burim i përfshirë në këto bisedime i tha AFP-së se po bëhen “përpjekje të mëdha”, por pranoi se procesi mbetet i vështirë.

Edhe Hugh Lovatt nënvizon se negociatat po përparojnë, por shton se palët vazhdojnë të jenë shumë larg një marrëveshjeje për rindërtimin e Gazës.

Ndërkohë, shqetësimi për një rifillim të luftës mbetet i lartë. Sulmet ajrore izraelite dhe përplasjet sporadike nuk janë ndalur plotësisht, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vazhdon të kërcënojë me çarmatimin e Hamasit me forcë.

Mediet izraelite kanë raportuar se po shqyrtohen plane për një ofensivë të re ushtarake kundër Hamasit gjatë kësaj vere.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se Izraeli ka mundësi të kufizuara veprimi për shkak të angazhimeve ushtarake dhe presionit nga aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, të cilat synojnë të shmangin një përshkallëzim të ri në Lindjen e Mesme.

Sipas analistit Michael Milstein, Izraeli mund të detyrohet të pranojë një proces gradual të çarmatimit të Hamasit dhe një skemë tranzicioni politik. Megjithatë, ai paralajmëron se, me zgjedhjet parlamentare izraelite që afrohen në fund të tetorit, nuk përjashtohet mundësia që qeveria e Netanyahut të zgjedhë një ofensivë të re ushtarake.


Shtuar 4.07.2026 11:43

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom