Vendimi i Kushtetueses për Veliajn: Gjykata e Lartë nuk i shqyrtoi veçmas të gjitha pretendimet e paraqitura në rekurs

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e arsyetuar për ankimin kushtetues të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke e pranuar pjesërisht kërkesën e tij dhe duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në vendimin nr. 57, datë 25 maj 2026, të shpallur më 1 korrik 2026, Kushtetuesja ka vendosur kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, pasi ka konstatuar probleme me natyrë kushtetuese në mënyrën se si janë trajtuar pretendimet e ngritura nga Veliaj.

Të lidhura

None found

Sipas Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar kontroll efektiv mbi proporcionalitetin e masës më të rëndë të sigurisë personale, atë të arrestit në burg, dhe nuk ka bërë një analizë të individualizuar për të gjitha pretendimet e paraqitura në rekurs.

Në arsyetim thuhet se Gjykata e Lartë është mbështetur kryesisht te aprovimi i argumentimit të gjykatave më të ulëta, pa verifikuar nëse ky arsyetim u jepte përgjigje të plotë pretendimeve të mbrojtjes, përfshirë edhe nevojën për masa më të lehta sigurie si “garancia pasurore”.

Kushtetuesja ndalet edhe te raporti mes masës së arrestit dhe ushtrimit të funksionit publik. Ajo vlerëson se Gjykata e Lartë nuk ka shqyrtuar në mënyrë të posaçme ndikimin që paraburgimi sjell mbi ushtrimin e mandatit të kryetarit të bashkisë, mandat i fituar me votë të drejtpërdrejtë.

Po ashtu, Gjykata çmon se pretendimi lidhur me trajtimin e Veliajt në sallën e gjyqit, përfshirë qëndrimin në “kafaz” ose në kabinë xhami, nuk është marrë në shqyrtim nga Gjykata e Lartë, duke cenuar kështu parimin e prezumimit të pafajësisë dhe dinjitetin njerëzor.

Në përfundim, Kushtetuesja arrin në konkluzionin se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk përmbush standardin kushtetues të arsyetimit sa i takon kufizimit të lirisë personale dhe proporcionalitetit të masës së sigurisë.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë qëndrim për fajësinë apo pafajësinë e Veliajt dhe nuk ka urdhëruar lirimin e tij, por vetëm ka vendosur që çështja të rishqyrtohet nga Gjykata e Lartë.

Vendimi shoqërohet edhe me mendime paralele të disa anëtarëve të gjykatës, të cilët vlerësojnë se në këtë rast masa “Arrest në burg” është joproporcionale, pasi pengon ushtrimin efektiv të detyrës së fituar me votë dhe prek edhe të drejtat e zgjedhësve.

Me këtë zhvillim, çështja rikthehet sërish në Gjykatën e Lartë, e cila duhet të japë një vendim të ri duke shqyrtuar në mënyrë të plotë të gjitha pretendimet kushtetuese të ngritura në rekurs.


Shtuar 1.07.2026 18:41

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetjojobetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet