Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përcjellë ngushëllimet e tij më të sinqerta pas vdekjes së 25-vjeçarit, trupi i pajetë i të cilit u gjet sot në ujërat e Liqenit të Batllavës, pas një operacioni kërkim-shpëtimi.
25-vjeçari u nxor sot nga liqeni, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij kishin filluar që nga dita e djeshme nga njësitet e specializuara të zhytësve të FSK-së dhe autoritetet e tjera lokale.
Të lidhura
None found
Në një postim publik, Bulliqi falënderoi ekipet emergjente dhe qytetarët që morën pjesë në këtë aksion të rëndë.
“Sapo u informova se është gjetur trupi i pajetë i të riut në Liqenin e Batllavës. Në emrin tim personal dhe të Komunës së Podujevës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre. I falënderoj ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, QKMF-në e Podujevës dhe gjithë qytetarët që kontribuuan në këtë aksion të kërkim-shpëtimit. Dashtë Zoti që mos të kemi raste të tilla të rënda për të gjithë neve”, ka shkruar Bulliqi.
