Arifi ripërsërit qëndrimin e AAK-së për presidentin: Mbetemi në sallë vetëm nëse plotësohen 6 kërkesat

Anëtari i Aleancës, Avni Arifi, deklaroi se forca e tij politike është e interesuar për stabilitet institucional, por në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai tha se Aleanca nuk synon hyrjen në qeveri me LVV-në, ndërsa do të qëndrojnë në seancën për zgjedhjen e presidentit vetëm nëse përmbushen 6 kushtet që kjo parti i ka vendosur ndaj LVV-së.

Të lidhura

None found

“Aleanca si nënshtrohet askujt për asnjë çmim ka bindjet e veta ka vizionin vet por a është gatshme aleanca të shkoj një hap më tej në rikthimin e stabiliteti nëse e marrin fuqinë politike që ka aleanca, aleanca ka dalë përtej vetes dhe ka ofruar bllanko përkrahjen që nuk ndodh të paktën ne Kosovën e pasluftës nuk ka ndodh që qato vota që i ke 7 me ia ofru partisë që ka dalë e para në shkëmbim të 6 projekteve që janë jetike për qytetarin e jo për partinë…po flas edhe për pragun e TVSh edhe gazin amerikan…në shkëmbim të votës ne jemi të gatshëm të tejkalojmë vetën nuk duam marrëveshje politike me LVV në kuptim të participimit ne qeveri, nuk duam pushtet, nuk duam me qeverisë më Albin Kuritn e programin e LVV-së por nëse i zbatojnë këto 6 pika që ia kemi dhanë atëherë 7 deputetë të AAK qëndrojnë në seancë për zgjedhjen e presidentit. Jo Aleanca s’ka kandidat për president

Kushtet e prezantuara nga kryetari i AAK-së Ardian Gjini disa ditë më parë janë:

Orientimi Strategjik dhe Gazi Amerikan – Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si prioritet jetik shtetëror.

Pavarësia Energjetike – Fillimi i menjëhershëm i procedurave për ndërtimin e termocentralit të ri me thëngjill.

Lehtësime për Bizneset e Vogla – Ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30 mijë euro në 100 mijë euro.

Mbështetje për Bujqësinë – Lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë për të nxitur prodhimin vendor.

Buxhetimi i Infrastrukturës – Financimi i plotë buxhetor i projekteve rrugore e kapitale që kanë mbetur të pezulluara.

Fondi Emergjent për Kryeqytetin – Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard eurove investime kapitale për Prishtinën


Shtuar 1.07.2026 13:28

casibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetHoliganbetmeritbetjojobetCasibomHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio giriş